Një familje në fshatin Zheje të rrethit Kurbin, jeton në kushte të mjerueshme. Ajo përbëhet nga katër anëtarë, dy prindërit dhe dy fëmijët e tyre që vuajnë nga probleme shëndetësore. Djali 5 vjeç dhe vajza 1 muajshe e gjysëm vuajnë nga sëmundja e zemrës dhe azmës.
Kryefamiljari Mondi Rrika, pa asnjë të ardhur tjetër përveç pensionit të tij të invaliditetit prej 10 mijë lekësh në muaj, tregon për Fax Neës se nuk mund t’ja dalë të mbulojë shpenzimet për trajtim shëndetësor të dy fëmijëve të cilët dergjen në shtrat.
Kryefamiljari Rrika dhe bashkëshortja e tij i bëjnë thirrje pushtetit qendror dhe atij lokal për ndihmë, por si përgjigje derimë tani ka marrë vetëm premtime boshe dhe asnjë ndihmë konkrete.
Shtëpia e tyre përveçse është në gjendje të mjerueshme, pa tavan, e pa sovatuar, dhe sa herë bie shi pikon edhe brenda, ndodh shpesh që kur reshjet zgjasin ajo edhe përmbytet. Sipas zotit Rrika në raste të tilla uji arrin nivelin e 50-të centimentrave, duke e kthyer në tërësisht të pajetueshme.
Kushtet ekstreme në të cilat jetojnë, problemet shëndetësore të fëmijëve të tyre si edhe mospërkrahja nga ana e institucioneve shtetërore, e detyrojnë çiftin e bashkëshortëve të bëjnë apel për ndihmë nga cili do që mundet t’i ndihmojë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)