Pas dy herë humbjesh demokratët u rikthyhen në pushtet në Kavajë vetëm me zgjedhjet e 25 qershorit.
Fitorja e Isa Sakja është superfestuar në Kavajë gjatë orëve të mëngjesit, ku qindra demokratë kanë festuar nën ritmet e muzikës me dy gishta sipër në mes të qytetit. Po kështu mes tyre ka qenë edhe Isa Sakja i cili është përqafuar edhe ka festuar bashkë me demokratët e tjerë nën ritmet e muzikës popullore.
Sjellim në vëmendje që Partia Demokratike kishte humbur dy herë zgjedhjet për kreun e Kavajës, në vitin 2011 dhe në vitin 2015 dhe këtë herë fitoi vetëm me 28 vota para.
Pas rezultatit Kavaja dha edhe një tjetër mesazh të madh qytetarie, kur mbyllja e numërimit dhe shpallja e fituesit u shoqërua me një përqafim mes dy rivaleve te fortë, kandidateve në garë, Isa Sakja dhe Dorjan Muratit.
(J.V/Shuplaka)