Dy gra pasi kanë rrëfyer historitë e dhimbshme të jetës së tyre kur u përballën me divorcin, janë ndihmuar në gjetjen e ushqimit dhe strehimit.
Njëra grua, nënë e dy fëmijëve, rrëfeu dhunën që ushtrohej ndaj saj jo vetëm nga burri, por edhe nga familjarët e tij. Ajo ka thënë se si pasojë e dhunës ndaj fëmijëve, njërit prej tyre, djalit më të vogël, iu hoq edhe veshka si pasojë e dëmtimeve
Një tjetër derë i mbyllën familjarët e saj, të cilët i vendosën kusht që të braktiste fëmijën, në mënyrë që ta pranonin në shtëpi. Por nëna e re vendosi të qëndrojë me fëmijën e saj, ndonëse mbeti pa asnjë mundësi për të siguruar jetesën.
Dy historitë janë rrëfyer në emisionin “Njerëz në fokus” ku ato bënë apel për ndihmë, dhe në fakt zëri i tyre u dëgjua. Imami i Xhamisë së Tabakëve, Elvis Naçi garantoi strehë dhe ushqim për dy nënat dhe fëmijët e tyre.
Kohët e fundit Elvis Naçi u kritikua për videon e tij të cilën ia kishte kushtuar grave me idenë se këto të fundit duhet të kujdeseshin për pamjen e tyre të jashtme nëse do të donin të mos tradhëtoheshin nga burrat. Kjo video krijoi shumë debate ku disa njerëz e mbështetën dhe disa të tjerë e kritikuan për ato që tha.
(B.N/Shuplaka)