Ndërkohë që i kanë mbetur edhe disa muaj për të shlyer masën e dënimit të caktuar ndaj tij, ish-kryebashkiaku i Dibrës këmbëngul në pafajësinë e tij, pretendim mbi të cilin ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.
Flitet në kërkesën e drejtuar pak ditë më parë në Kolegjin Penal, ai shkruan se “E gjitha kauza ndaj meje si njeri i pamoralshëm, i korruptuar u ngrit për të më goditur politikisht nga segmente të krimit dhe politikës në Tiranë”.
Burime pranë gjykatës shprehen se në rekurs Xhelili kërkon prishjen e vendimit të Shkallës së Parë dhe Apelit për Krimet e Rënda dhe deklarimin e tij të pafajshëm. Konkretisht, ai i ka bërë rekurs vendimit të Apelit të Krimeve të Rënda, sipas të cilit u dënua me 1 vit e 8 muaj burg për akuzën “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”, shkruan “Panorama”.
Ish-kryetari i Bashkisë së Dibrës u përfshi në një skandal seksual rreth një vit më parë, në Maj të 2016-ës, pas publikimit të një video ku ai kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi pune.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post