Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shtoj i Ri të njësisë Rrethina në Shkodër. 3 grabitës kanë dhunuar një të moshuar 78 vjeç i qujatur Gjergj Marinaj dhe kanë grabtitur para në banesën e tij.
Sipas “Panorama” mësohet se 3 grabitësit kanë hyrë me armë në shtëpinë e tij duke i marrë 850 euro dhe gjithçka ka ndodhur rreth orës 1:30 të 5 qershorit kur 78 vjeçari dhe bashkëshortja e tij ishin në gjumë.
Hajdutët janë futur nga pjesa e pasme e banesës dhe kanë hyrë në shtëpi. Fillimisht kanë kërcënuar me armë 65 vjeçaren Lenë Marinaj. Pastaj kanë gjetur në katin e dytë të zotin e shtëpisë të cilin e kanë lidhur tek këmbët për të mos lëvizur dhe më pas e kanë goditur në trup dhe kokë disa herë. Pasi kanë gjetur 850 euro hajdutët janë larguar.
“Kam qenë në gjumë. Ka qenë ora 1:30 kur dëgjoj disa persona që më kishin hipur mbi shpinë teksa flija. Më kanë lidhur këmbët dhe më pas më kanë goditur disa herë me grushte në bark dhe në kokë duke më kërkuar para.
Më përpara kanë dhunuar edhe gruan ndërsa në dorë mbanin edhe armë. Kanë gjetur 850 euro dhe më pas janë larguar. Jam shumë i shqetësuar për çfarë ka ndodhur sepse nuk i kemi borxh askujt. Jemi të frikësuar. Ne kemi qenë të vetëm në shtëpi sepse fëmijët janë të shpërndarë. Në këtë zonë gjithnjë e më shumë po shtohen rastet e vjedhjeve dhe kjo është problem. Shpresoj që policia të gjejë autorët”, thotë 78 vjeçari. (J.V/Shuplaka)