Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi u kap në flagrancë me rreth 14 kilogramë kanabis.
30-vjeçari shqiptar, po udhëtonte me makinë prej kufirit të gjelbër. Mediat greke shkruajnë se operacioni është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën e re nacionale Janinë-Antirio.
Pas kontrollit që u zhvillua në makinën e shqiptarit, policia zbuloi plot 12 pako me marijuanë, që peshonin 13 kilogramë e 776 gramë.
Ndërkohë, mediat greke shkruajnë se 30-vjeçari ishte arrestuar edhe më parë në Greqi, si i përfshirë në tregtimin e 65-kilogramëve me marijuanë. Por se si ky i ka shpëtuar drejtësisë nuk bëhet e ditur. (D.D/Shuplaka)