Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptare nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, kryesisht kokaine.
Karabinierët italiane arrestuan dje shtetasit nga Shqipëria Fati Xeka, lindur në Shqipëri më datë 27/06/1983 me vendbanim në Parma dhe Robert Lusha, lindur në Shqipëri më 19/01/1981 dhe banonte në provincën e Brescia.
Dy shqiptarëve iu gjet heroinë dhe sasi të tjera të lëndëve narkotike, shkruajnë mediat e vendit fqinj.
Sipas mediave italiane, Fati Xeka është një emër i njohur i policisë italiane, i arrestuar dhe dënuar disa herë për prodhim dhe shitje lëndëve narkotike. Policia italiane kontrolloi dje shtëpitë e tij dhe në banesë gjeti edhe Robert Lushën. Policia sekuestroi edhe para të gatshme, të dyshuara të ardhura nga veprimtaria kriminale.
Robert Lusha rezulton emër i njohur për drejtësinë italiane, ndërsa dy vjet më parë për të gjykata kishte dhënë “detyrim paraqitje” për trafik droge. Lusha kishte mundur të gjente strehim dhe vazhdonte aktivitetin e trafikimit. Të dy janë arrestuar dhe do të paraqiten para gjykatës për të dhënë masat e sigurisë.