Nuk e ndan yllin nga xhaketa. Edi Rama, kryeministri i vendit, edhe këtë mëngjes ka preferuar ta vërë, teksa është gati të nënshkruajë marrëveshjen me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçin, në të kaluarën e tij një ish-komunist.
”Nënshkruhet Marrëveshja e Mirëkuptimit mes Qeverisë e strukturës drejtuese të Grupit parlamentar dhe strukturave drejtuese të PS”, shkruan Rama, teksa të gjithën e transmeton te ”ERTV”-ja e tij.
Yllin Rama e vuri në xhaketë edhe ditën e dekretimit të qeverisë, që fitoi një mandat të dytë.
Nëse për ndjeshmërinë e shqiptarëve thyerja e shpeshtë e protokollit nga Rama duke veshur atlete është komentuar me shumë humor, ylli, që anti-komunistëve ju kujton regjimin e egër të Enver Hoxhës, nuk ka kaluar pa komente të ashpra. Me protesta, po të ashpra u shoqërua edhe zgjedhja e Ruçit në krye të Kuvendit si një ish-komunist. (V.G/SHUPLAKA)