Mediat greke konfirmojnë takimin e kryeministrit Edi Rama me kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Takimi do të mbahet gjatë ditës së sotme.
Çështja kryesore në tryezë do të jetë perspektiva e pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonise se Veriut në Bashkimin Evropian dhe kushtet e përcaktuara nga Greqia, duke kërkuar nga Tirana respektimin e të drejtave të pakicës kombëtare Greke dhe nga Shkupi respektimin e rreptë të Marrëveshjes së Prespës. .
Ndërkohë Rama mëngjesin e ditës së sotme në një postim në Facebook konfirmoi se do të largohej për në New York.