Kancelarja gjermane Angela Merkel pas takimit me kryeministrin Edi Rama ka publikuar një foto në Instagram, ku tregoi se më tepër rreth vizitës.
“Kancelarja Merkel priti Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë në Kancelari. Politikani është gjithashtu një artist dhe i solli Kancelaren librin e tij të fundit si një suvenir.”- thuhej në postimin e shpërndarë nga Merkel.
Fotoja menjëherë bëri xhiron e rrjetin, ndërkohë që ajo që vihet re është se ish-ministrja Malinda Bregu ka pëlqyer në kohë “rekord” foton e ndarë nga Merkel me kryeministrin Rama.
Kujtojmë se pak kohë më parë ish-Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka marrë detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.
(M.Q/Faxweb.al)