03:35 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Merkel takim me Vuçiç, flet për Kosovën

19:15 | 14/03/2017
në Bota, Rajoni, Te Fundit
0
Merkel takim me Vuçiç, flet për Kosovën

Kancelarja gjermane, Angela Merkel pas takimit me kryeministrin e Serbisë, Aleksandr Vuçiç ka thënë se raportet e Serbisë me Kosovën janë më të mira.

“Duhet të luftojmë për stabilitetin dhe Vuçiç gjithmonë ka qenë për atë që zhvillimi në rajon duhet të jetë zhvillim i qetë dhe kjo nuk është e thjeshtë. Këto reforma janë shumë të rëndësishme dhe të guximshme, por duhet të theksoj se raportet me Kosovën janë më të mira”- ka thënë Merkel.

Kurse Vuçiç ka thënë se Serbia është e interesuar për ruajtjen e stabilitetit në rajon, duke thënë se situata aktuale në shumë vende është e turbullt.

“Situata është e turbullt në disa vende të Ballkanit, por paqja mund të ruhet me ndihmën e BE-së dhe të Gjermanisë”, u shpreh Vuçiç.

Ai i ka cilësuar si të vështira bisedimet e Serbisë me Bosnjën dhe Kosovën.

Parlamenti Europian ka miratuar me 4 shkurt Rezolutën për Serbinë, në të cilën thuhet se përparimi i normalizimit të marrëdhënieve midis Beogradit e Prishtinës dhe zbatimi me kohë i marrëveshjeve të arritura është njëri nga kushtet për hyrjen e saj në BE.
Në Rezolutë pasi bëhet thirrje për hapjen e kapitujve 23 e 24 në negociatat për anëtarësim në BE, përshëndetet përparimi i normalizimit të marrëdhënieve midis Beogradit e Prishtinës. Autoritetet po ashtu ftohen që në tërësi dhe me kohë të zbatojnë marrëveshjet e arritura deri më tash, duke ripërsëritur se ky është parakusht për anëtarësim të saj në BE.

Në Rezolutë theksohet po ashtu se negociatat rreth kapitullit 35, që përfshin normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinë, janë thelbësore për përparimin e Serbisë drejt BE-së dhe se normalizimi i plotë i marrëdhënieve është kusht i rëndësishëm për hyrjen e Serbisë në BE.

Përshëndetet angazhimi i Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe theksohet vullneti i Beogradit që deri në fund t’i zbatojë marrëveshjet për Asociacionin e Komunave Serbe, telekomunikacionin, energjinë dhe Urën në Mitrovicë.
Beogradi e Prishtina po ashtu thirren që të shmangin retorikën negative dhe të bëjnë përparim në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura. (M.D/ Shuplaka)

Etiketa: Aleksandar Vucicmerkel
Pas

Ky është shqiptari që kreu “kasaphanën” në stacionin e trenit në Gjermani

Para

Alfano në zyrën e tij, Nishanit: Italia, avokatja më e mirë e Shqipërisë

Para
Alfano në zyrën e tij, Nishanit: Italia, avokatja më e mirë e Shqipërisë

Alfano në zyrën e tij, Nishanit: Italia, avokatja më e mirë e Shqipërisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.