Ka marrë fund pengmarrja që ndodhi mbrëmë në Velipojë ku një person u morr peng për një borxh të pashlyer prej 4 000 euro.
Policia ka arrestuar sot autorin i cili është Dodë Gjikolaj, ndërsa Pjetër Narka është personi i marrë peng.
Sipas policisë rezulton se mes këtyre dy personave ka pasur një marrëveshje për kthimin e borxhit mbrëmjen e së hënës. Palët janë takuar, por situata shumë shpejt është përshkallëzuar pasi viktima nuk i ka kthyer borxhin.
Në këtë moment, personi që dyshohet si autor i kësaj pengmarrjeje ka nxjerrë armën dhe nën kërcënimin e saj e ka detyruar viktimën të futet në bagazhin e makinës.
Mësohet se ai nuk i është ndaluar postobllokut të policisë mbrëmë, por sot forcat e policisë kanë arritur ta ndalojnë.
DETAJE:
Më datë 14.08.2017, kemi marrë një telefonatë në sallën e komandimit se në Velipojë, shtetasi P. N, me shtetasin Dodë Gjikolaj kanë patur një konflikt. Nga konfirmimet e familjarëve të personit të demtuar mësohet se shtetasi Dodë Gjikolaj për shkak të një borxhi të pa shlyer, në vendin e quajtur Velipojë, Shkodër, ka marrë jashtë deshirës së tij shtetasin P. N, në automjetin tip “Smart” me targa AA 681 BF.
Menjëherë janë vënë në lëvizje forcat Policisë ku në bazë të informacioneve policore dhe në vijim të punës së mirëorganizuar u bë e mundur në orët e para të mëngjesit të bëhet shoqërimi i palëve në konflikt për sqarimin e rrethanave të konfliktit i shtetasve:
Dodë Gjikolaj, 38 vjeç, lindur në Kurbnesh, Mirditë dhe banues në Velipojë, Shkodër, Dhe shtetasit: P. N, 31 vjeç, banues në fshatin Kastrat, Malësi e Madhe, Vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (J.V/Shuplaka)