Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, ndryshe nga të gjithë politikanët e tjerë të cilët kanë reaguar për marrëveshjen midis kryeministreit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, vjen me një postim ndryshe në llogarinë e saj në Facebook.
Ajo ka publikuar një fotografi ku shihet duke përqafuar dy qenushë, për të cilët shkruan: “Janë jo vetëm të bukur dhe besnikë…por edhe të dhurojnë dashuri pa kushte.”
Të jetë ky një mesazh indirekt për marrëveshjen? Kujtojmë se vetëm pak orë më parë u finalizua marrëveshja Rama-Basha që përfshinte ndryshimin e 6 ministrave dhe zëvendës kryeministrit, duke i zëvendësuar me emra të propozuar nga opozita. (D.D/Shuplaka)