Sot është dita e Pashkëve, rilindje s së Krishtit dhe të gjithë besimtarët e krishterë kremtojnë sot këtë festë.
Nuk janë të paktë edhe personazhet e politikës që përcjellin urimet në këtë ditë, duke theksuar rëndësinë e paqes, komunikimit dhe dashurisë mes njerëzve. E me sa duket një ditë e tillë lë mënjanë politikën, duke bërë bashkë të gjithë pavarësisht se cilës parti politike i përkasin.
Deputetja e PDIU, Mesila Doda, ka publikuar një foto në rrjetin social “Facebook” nga Katedralja e Shën Palit në Tiranë, ku shfaqet së bashku me deputeten e LSI-së, Monika Kryemadhi.
“Gëzuar Pashkët nga Katedralja e Shën Palit”, shkruan deputetja Doda. Duhet të theksojmë që situata politike në vend nuk është e qetëdhe ende nuk dihet pët fatin e zgjedhjkeve dhe koalicionit qeveritar. (J.V/Shuplaka)