Deputetja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka publikuar një video në profilin e saj në Facebook, ku bashkëshorti i saj Ilir Meta, shihet duke kërcyer në një dasmë.
Ndërsa uron çiftin, Kryemadhi tregon se është ndier paksa xheloze duke qenë se vetë nuk ka bërë dasmë kur është martuar me Metën, për këtë arsye thotë ajo se nëse edhe ata bëjnë një dasmë të tillë tradicionale do t’i japi shansin të kërcejnë sëbashku.
“Thonë që dasmat në ditë me shi jane me bereqet.
Këtij çifti të ri, bashkë me Ilir Metën, i uroj edhe unë të trashëgohet.Afrimit nga Zall Bastari dhe nuses së tij i uroj të jenë përherë të lumtur bashkë.
Por meqë nuk kam bërë dasëm vetë, dhe u ndjeva pak “xheloze” për kërcimin e Ilirit, them t’ia jap shansin të kërcejë edhe me mua, nëse bëjme edhe ne një dasëm tradicionale.”, shkruan Kryemadhi krahas videos.
Ndoshta Kryemadhi po na paralajmëron se së shpejti mund të shohim një dasmë tradicionale ku nusja do jetë ajo dhe dhëndrri Ilir Meta, ose kjo mund të jetë edhe thjesht një dëshirë e saja. Sido që të jetë, padyshim ky lajmërim i ka lënë të gjithë shqiptarët duke shpresuar se sëshpejti mund të shohin Kryemadhin veshur me fustan nusërie. (D.D/Shuplaka)