Presidenti Ilir Meta nga Berati u shpreh se situat anë këtë zonë është më mirë sesa dje. Ai shtoi më tej se Osumi është qetesuar në krahasim me ditën e djeshme dhe se disa banorë të përmbytur u morrën përsipër nga bashkia.
Ndalesa e parë e Presidentit Meta ka qënë në konviktin e shkollëa së mesme induatriale “Stiljano Bandilli”,ku edhe janë krijuar nga bashkia e qytetit ambjentet për akomodimin dhe strehimin e personave të evaluar nga banesat e përmbytura. Në këtë konvikt janë vendosur që prej mëngjesit të sotëm familjet Rome,shtëpitë e të cilëve janë akoma me ujë si dhe endacakët e qytetit.
Më pas,Meta është ndalur në prefekturën e qarkut Berat,ku ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe shtabin e emergjencave civile,ku prefekti i qarkut Harilla Dafa e ka njohur me situatën e krijuar nga përmbytjet në qarkun e Beratit.
Presidenti Ilir Meta është shprehur se,edhe pse Osumi është qetësuar pasojat kanë qënë serioze dhe aktualisht kemi banorë të përmbytur që janë strehuar nga bashkia por kemi edhe dëme të shkaktuara në banesa dhe biznese. Kjo situatë e krijuar-ka thënë Meta-kërkon kundej të vazhdueshëm për të ardmen sepse dimri po bëhet më i vështirë dhe i paparashimueshëm.
“Besoj se situata është më mirë se dje, aq më tepër edhe këtu në qytetin e Beratit Osumi është qetësuar në krahasim me ditën e djeshme pavarësisht se la pasoja që dihen. Sikurse është rasti i disa banorëve që janë strehuar dhe janë nën kujdesin e bashkisë. Unë nuk dua të dal nga tema. Ky është prioriteti kreyesor”, u shpreh Meta. (J.V/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=owzscK7IU5M
https://www.youtube.com/watch?v=aGl5U8aAALM