Presidenti i Republikës, Ilir Meta nga sot nis një vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Maqedonisë.
Zyra për shtyp e Presidentit bën me dije se gjatë kësaj vizite, Presidenti Meta do të pritet në takime të veçanta nga homologu i tij, Presidenti i Maqedonisë, z. Gjorge Ivanov.
Pjesë e axhendes do të jenë edhe takime me Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, Kryeministrin e Maqedonisë, z. Zoran Zaev edhe me liderët e partive parlamentare maqedonase.
Gjithashtu, Presidenti i Republikës do të vizitojë edhe Muzeun e Alfabetit Shqip në Manastir. Kjo është vizita e parë e Metës në Maqedoni pas marrjes së detyrën gjatë verës.