Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka qenë i pranishëm në inagurimin e shkollës ‘’Kongresi i Lushnjes’’, si një ish-nxënës i saj.
Në fjalën e tij ai nuk mungoi të falenderonte për punën e bërë edhe kryetarin e Bashkisë Veliaj po ashtu i pranishëm.
Madje Meta nuk është kursyer edhe ta thërrasë me përkëdheli ‘’Lali Eri’’, po ashtu edhe fiqtë e famshëm nuk mund të mungonin.
‘’Duhet ti doni shumë mësueset tuaja pasi ato sakrifikojnë shumë nga familja e tyre për të kujdesur për dijen tuaj. Pashë një shkollë mjaft moderne me labratorë që do ti kishin zili dhe shkollat më të mira europiane. Takuam shumë mjek, futbollistë të ardhshëm.
Shpresoj që nga kjo shkollë nesër të takojmë më shumë politikanë nga kjo shkollë që të jenë sa më shumë të përgjegjshëm. Në fund fare dua të falenderoj Lali Erin.
Disa u mërzitën se e panë me duar bosh, duhet t’i merrni të gjitha 10-ta që ti merrni dhe fiqtë’’, tha Meta në fjalën e tij. (E.K/SHUPLAKA)