Presidenti Meta ka publikuar spotin e dytë në mbrojtje të Kushtetutës, ku ka përshkruar shkeljet që sipas kreut të shtetit ka kryer Ardian Dvorani, kreu i KED.
Sipas Metës Dvorani ka detyrë kryesore përcjelljen e vendimeve që merr KED, gjë e cila nuk është kryer prej 15 Janari i vitit 2019, për 32 mbledhje me radhë.
Meta deklaron në video se publikimi i Arta Vorpsit në fletoren zyrtare është një shkelje e vetë Kushtetutës, pasi kreu i KED nuk ka kompetencë mbi ligjin themeltar të shtetit.
“Si shpjegohet që Dvorani del mbi Kushtetutën, i rrëmben kompetencat Presidentit”, thuhet mes të tjerave në spotin e presidencës, ndërsa shton se kreu i KED ka ndjekur vetëm rrugën e partisë. Presidenca kujton se Kushtetuta e vendit është vendosur me Referendum nga shqiptarët që prej vitit 1998.
Postimi i Metës:
Të dashur qytetarë,
Në vijim të spotit të parë, sot autorizova publikimin e spotit të dytë zyrtar në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.
Disa nga pyetjet që lidhen me spotin e parë, marrin një sqarim shterues përmes këtij spoti të dytë që po ndaj me ju.
Discussion about this post