Presidenti Ilir Meta njofton se është takuar dirtën e sotme në Strasburg me Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, Andreas Kiefer.
Meta shprehet se ka diskutuar me zyrtarin e lartë për situatën që është krijuar në Shqipëri pas 30 Qershorit si dhe janë dakordësuar për domosdoshmërinë e një misioni të Kongresit në Shqipëri në një kohë sa më të afërt.
“Takim konstruktiv në Strasburg me Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, z.Andreas Kiefer. Shkëmbyem mendime të vlefshme për mbështetjen që Kongresi mund të japë në kapërcimin e krizës së qeverisjes vendore në Shqipëri pas 30 qershorit, në përmbushjen e standardeve demokratike që vendet anëtare të këtij institucioni, sikundër është vendi ynë, janë të obliguar të respektojnë dhe për ndërmarrjen e hapave konkretë nga ana e Kongresit në këto drejtime. U dakordësuam për domosdoshmërinë e një misioni të Kongresit në Shqipëri në një kohë sa më të afërt. Demokracia në radhë të parë është vendore.Kongresi i Autoriteteve Vendore anuloi misionin e vëzhgimit në Shqipëri për 30 qershorin ”, shkruan Kreu i Shtetit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)