03:19 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Meta: “Vajtja e Ramës në krahët e Bashës s’ishte aq e sforcuar, gjë interesante dhe pozitive”, tregon sa mandate fiton LSI në çdo qark

12:52 | 23/05/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Gjitha
0
Basha: Për ne Ilir Meta është afër pazarit të peshkut të qelbur nga koka, Edi Rama ta gëzosh!

Në një deklaratë për mediat, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka komentuar seancën e jashtëzakonshme të mbajtur ditën e djeshme, arritjen e marrëveshjes Rama-Basha, pozicionin e Lëvizjes Socialiste për Integrim në të gjitha këto zhvillime të ditëve të fundit.

I pyetur nga gazetarët se ç’mendon lidhur me paktin mes dy partive dhe a ndihet LSI e përjashtuar, ai është shprehur se LSI është partia që ka dalë më e fituar, për shkak se në krahasim me dy partitë e tjera, sakrifikoi vetëm një ministër.

Ai u ndal edhe tek pozicioni i LSI-së në këto zgjedhje parlamentare, duke iu referuar votave të siguruara në 2015-ën dhe koalicionit mes partive në 2013-ën.

“Vendi mund të shkojë tërësisht i qetë drejt zgjedhjeve të 25 qershorit. Është zhbllokuar zbatimi i reformës në drejtësi. Të dyja këto besoj do i shërbejnë së tepërmi një atmosfere dhe më shpresëplotë për çeljen e negociatave për vendin.

Dua të vlerësoj të gjithë faktorët dhe i ftoj të gjithë të bashkëpunojnë për zgjedhje sa më transparente dhe për të mundësuar që qytetarët shqiptarë të bëjnë zgjedhjen e tyre .

Nuk mendoj se vajtja e Ramës në krahët e Bashës ishte diçka kaq e sforcuar. Është një gjë interesante dhe pozitive. LSI ka luftuar që ato të hyjnë në zgjedhje si forca kryesore politike dhe kishin përgjegjësinë kryesore.

Së pari LSI ka bërë të qartë që do të shprehej për një koalicion në momentin kur të mbaronte mandati dhe kur të përfundonte reforma zgjedhore që s’u bë asnjëherë. Kriza ishte tërësisht absolute dhe e pamerituar, shpresoj të jetë mësim.

Nëse ka një forcë që nuk ka asnjë arsye pse të jetë e shqetësuar për këtë marrëveshje është LSI sepse ka punuar gjithmonë për këtë konsensus. Ka kërkuar qeveri besimi për zgjedhjet duke mos përjashtuar Edi Ramën kryeministër. Pikërisht kështu ndodhi. Edi Rama arriti të fitojë besimin e Bashës dhe kjo është për të përshëndetur.

LSI është ajo që ka sakrifikuar më pak se është larguar vetëm një ministër. Më shumë faktikisht ka sakrifikuar kryeministri apo PS, por edhe PD. Kemi zgjedhje me opozitën, edhe vetting me opozitën, se mund ta kishim edhe pa opozitën.

Krahët e LSI-së janë të hapura apo të mbyllura për Edi Ramën?

Janë të hapura për të gjithë, LSI duhet të falënderojë të dy kryetarët e partive, që nuk e kanë bërë me qëllim por për shkak të kohës së pakët. Por që dëmton partitë e reja. Kjo marrëveshje ndihmon shumë LSI. Në mënyrë shumë të qartë me rezultatet e 2015-ës, LSI merr të paktën 34 mandate në të gjithë vendin. Po të kthehemi sot, ka rritje. 7 mandate në Tiranë, 4 në Durrës, 4 në Fier, 3 në Korçë. Mbi 7.000 vota në Tiranë.

Edhe për vitin 2013 LSI-ja nuk ka përfituar nga PS-ja. Përfitimi ka qenë reciprok, sepse LSI ka marrë 180 mijë vota, ndërkohë që ka marrë 16 mandate. 16 mandate në 2013, 34 mandate në 2015. Tani të gjithë ata që dinë matematikë dhe e dinë që forca e LSI-së është rinia e kuptojnë se ku është rezultati në 2017-n.

Unë thashë që ka garë, sepse mund mos të kishte garë. Të kishte garë, ju thoni pse nuk u bë një koalicion LSI-PS përpara. Pse u vonua LSI. Si do të hynte LSI në një koalicion me PS për të mundur kë apo jo? Tani çdo gjë është shumë e bukur. Ka garë, ka demokraci. Do të ketë surpriza dhe padyshim kjo është në të mirë të demokracisë dhe të çdo qytetari.”

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: ilir metakoalicionLSImarreveshja
Pas

Sulmi në Manchester, Theresa May: Sulm i tmerrshëm terrorist

Para

Jeta super luksoze e djalit të Hashim Thaçit (FOTOT)

Para
Jeta super luksoze e djalit të Hashim Thaçit (FOTOT)

Jeta super luksoze e djalit të Hashim Thaçit (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 424/449 kuti në Vlorë, PS kryeson me 8 mandate, PD 4. Lapaj në lojë për një mandat

Mallakastër/Socialistët festojnë me fishekzjarrë fitoren e thellë në zgjedhje

Pogradeci mbyll numërimin, Partia Socialiste fiton edhe këtë bashki

VIDEO/Mbyllet me brohorima numërimi në Mallakastër, PS fiton bindshëm me 9,000 vota

Mirditë/PD fiton me rezultat të thellë, mban bastionin në veri

Numërohen 183 nga 198 kuti në Gjirokastër/ Sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Numërohen 383/587 kuti në Fier! PS kryeson me mbi 37 mijë vota më shumë, forcon mandatin e 12-të

Numërohen 318/493 kuti në Durrës, PS ka të mbrojtur mandatin e 8-të, socialistët kryesojnë me mbi 11 mijë vota

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit!

Mbyllet edhe një tjetër bashki, PD fiton me mbi 1400 vota në Mirditë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.