Ylli i futbollit kosovar, Milot Rashica, ka vizituar gjatë ditës së sotme kreun e AAK-së dhe ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, të cilën e ka falënderuar për mikpritjen.
“Faleminderit z. Ramush Haradinaj dhe familjes se tij për mikpritjen në Prishtinë dhe Gllogjan”, shkruan Rashica në rrjetet sociale duke postuar edhe një foto, ku shihet Haradinaj me fanellën e Përfaqësueses së Kosovës. (A.R/SHUPLAKA)