16:15 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë reagon për Shpiragun: Nuk ka mbyllje të kërkimeve, por vetëm gjetje të zgjidhjes së duhur teknologjike

13:58 | 15/04/2024
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë reagon për Shpiragun: Nuk ka mbyllje të kërkimeve, por vetëm gjetje të zgjidhjes së duhur teknologjike

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka reaguar sot lidhur me lajmin për tërheqjen e kompanisë SHELL nga kërkimet në zonën e Shpiragut, duke theksuar se pavarësisht vështirësive si pasojë e formacionit gjeologjik tejet kompleks të nëntokës së kësaj zone, procesi i kërkimit vazhdon.

Në reagimin e saj MIE nënvizon faktin se tashmë prania e një sasie të madhe nafte dhe gazi, të një cilësie të shkëlqyer në zonën e Shpiragut është e provuar dhe e dokumentuar shkencërisht, por koha e finalizimit të nxjerrjes së kësaj sasie nafte për treg, kushtëzohet nga gjeologjia shumë specifike e nëntokës së Shpiragut dhe adoptimi i një teknologjie të veçantë për shfrytëzimin e rezervës.

MIE siguron se do të vijojë pa ndërprerje puna, bashkë me kompanitë partnere, për të bërë të mundur nxjerrjen dhe shfrytëzimin e naftës dhe gazit të zbuluar në zonën e Shpiragut.

Më poshtë deklarata e plotë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë:

Procesi i kërkimeve për naftëgazmbajtjen në zonën e Shpiragut, si një ambicie strategjike dhe program afatgjatë i Qeverisë Shqiptare, nisur me miratimin e Kontratës me Ndarje Prodhimi në Korrik 2009, vazhdon me vështirësitë përkatëse si pasojë e formacionit gjeologjik tejet kompleks të nëntokës së kësaj zone.

Tanimë jemi në fazën kur është shkencërisht i provuar dhe i dokumentuar, zbulimi i një depozite të konsiderueshme prej 225 milionë barrelash rezervë nafte, si edhe një rezervë domethënëse gazi në nëntokën e Shpiragut.

Gjithashtu testet e cilësisë së naftës në këtë rezervë kanë dhënë një rezultat të shkëlqyer, me një gravitet që varion midis 35-37o API (American Petroleum Institute) ose e thënë ndryshe, një cilësi në thuajse të njëjtët parametra me naftën e vendeve avangardë në tregun e arit të zi.

Koha e finalizimi i procesit të nxjerrjes së kësaj sasie nafte për treg, kushtëzohet nga gjeologjia shumë specifike e nëntokës së Shpiragut dhe adoptimi i një teknologjie të veçantë për shfrytëzimin e rezervës, prandaj edhe kompania SHELL, specialistët e fushës, si edhe autoritetet shtetërore kanë qenë vazhdimisht të kujdesshëm për afatet kohore të nevojshme.

Por në kushtet e dizinformimit të ditëve të fundit, nga mungesa e informacionit të nevojshëm apo dashakeqësia me frymëzim politik, del nevoja e nënvizimit publikisht të së vërtetës se kjo është një marrëveshje hidrokarbure në fuqi dhe se nuk ka asnjë mbyllje të kërkimeve në Shpirag, por ka vetëm kërkim për zgjidhjen e duhur teknologjike për vënien në shfrytëzim të një pasurie nëntokësore tanimë të zbuluar.

Është për të ardhur keq që me një ngut cinik disa burime dizinformimi kanë rendur të njoftojnë dështimin e kërkimeve në një prej vendburimeve më të rëndësishme të vendit tonë, duke u përpjekur të bëjnë politikë partiake edhe me këtë proces tërësisht teknik dhe qartësisht me interes kombëtar.

E sigurojmë opinionin publik, se Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vijojnë pa asnjë mëdyshje punën, në ndërveprim me kompanitë partnere për të bërë të finalizuar procesin e shfrytëzimit të naftës së zbuluar në zonën e Shpiragut, në pritje të lajmeve të tjera të mira në zona të tjera naftëmbajtëse në vend, ku ka të dhëna shumë inkurajuese.

Pas

7.500m2 tokë në Vorë u tjetërsua dhe iu shit nipit të Sadri Abazit, burg për 4 persona

Para

BIRN: Durrësit i mungojnë udhërrëfyesit turistikë

Para
BIRN: Durrësit i mungojnë udhërrëfyesit turistikë

BIRN: Durrësit i mungojnë udhërrëfyesit turistikë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthim i ri trondit Teheranin, mbyllet pjesërisht Rruga Valiasr mes panikut dhe pasigurisë

Mbi 4,600 qytetarë kanë marrë shërbim në Qendrat Shëndetësore Verore, 24% të trajtuarve janë turistë të huaj

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë ka thënë se vendet evropiane janë të hapura për të folur me Iranin

Gjermania: BE-ja e gatshme të rifillojë negociatat me Iranin

Ja cila mund të jetë arsyeja e tragjedisë ajrore të Boeing 787

Izraeli intensifikon sulmet në Gaza, mbi 140 të vrarë në 24 orë viktima edhe pranë pikave të ndihmave

Balluku në Athinë: Shqipëria e angazhuar për sigurinë energjetike dhe tranzicionin e gjelbër në rajon

Katz: Është shkatërruar selia qendrore e sigurisë së brendshme iraniane

Kryeministri britanik Starmer thërret mbledhje urgjente të komitetit Cobra pas tensioneve mes Iranit dhe Izraelit

Balla në Strasburg: Shqipëria synon anëtarësimin e plotë në BE brenda dekadës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.