Mevlut Cavusoglu, ministri i jashtëm i Turqisë, ka mirëpritur fitoren e kryeministrit të Holandës Mark Rutte nga qendra e djathtë.
Mevlur Cavusoglu u shpreh se pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të liderit të së majtës ekstreme, Geert Ëilders mund të shpërthejnë luftrat e shenjta në Evropë.
“Tashmë zgjedhjet morën fund në Holandë… Kur sheh kaq shumë parti, kupton se nuk ka ndonjë diferencë mes social demokratëve dhe fashistëve të Ëilders. Të gjithë kanë të njëjtin mentalitet. Ku do të shkosh? Ku po e çon Europën? Ke nisur ta rrëzosh Europën. Po e çon atë drejt humnerës. Luftërat e shenjta do të nisin sës hpejti në Europë”, tha ministri turk për “Hurriyet”.
Ëilders vetëm pa kohë më parë e ka quajtur Erdoganin “diktator”. Duhet të theksojmë që marrëdhëniet mes Holandës dhe Turqisë u acaruan shumë gjatë fundjavës së kaluar, sepse presidenti Erdogan i quajti holandezët “mbetje të nazistëve”. (J.V/Shuplaka)