Një grup shqiptarësh në Itali drejtonin një rrjet rrjet prostitucioni në pjesë të ndryshme të provincës së Kazertës, e cila ishtendërtuar nga ata.
Grupi i shqiptarëve kishte në zotërim disa femra, mes të cilave edhe minorene. Në prangat e policisë italiane kanë rënë 5 shqiptarë: Osman Hasko, 22 vjeç, Shkumbin Muca, 23, Haqif Hasko, 53, Faton Dedja, 36, dhe Artan Zeqja, 34.
Media italiane Caserta.it bën me dije se një nga vazat minorene që prostituoheshin nga banda shqiptare, së cilës iu gjend një kartë identiteti rumune false, është ndaluar edhe më herët nga karabinierët.
Sipas hetimeve rezulton se ishte Osmani ai që kontaktonte klientët që më pas kryenin marrëdhënie seksuale me të miturën. Por edhe pse e mitur, vajza nuk e konsideronte veten të burgosur të bandës së shqiptarëve. Nga përgjimet, është zbuluar se e reja edhe pse iu besua një tjetër komuniteti jashtë rajonit Campania, i ka thënë Aqif Haskos , një prej të arrestuarve dhe njëkohësisht babai i Osmanit, se nëse i biri nuk do ta telefononte, do të lajmëronte karabinierët, se e ka nxjerrë në rrugë. Sipas minorenes, Osmani e kishte gënjyer se duke prostituuar do të fitonin para që të martoheshin sëbashku. (J.V/Shuplaka)