Paketa antishpifje e qeverisë që u miratua ditën e djeshme është kundërshtuar jo vetëm nga gazetarët dhe aktivistët e vendit, por edhe nga ndërkombëtarët. Koordinatori i Parlamentit Evropian për Punët e Jashtme, Michael Ghaler ka deklaruar në rrjetet sociale se proejktligjet e miratuara nga mazhoranca janë në kundërshtim të plotë me rekomandimet që kanë dhënë ndërkombëtarët.
Teksa ka shpërndarë edhe qëndrimin e raportuesit për Shqipërinë në PE, David Lega, Ghaler ka theksuar se as rekomandimet e tij nuk u morën parasysh.
“Ne vërejmë me shqetësim të thellë që shumica parlamentare e qeverisë shqiptare e udhëhequr nga Kryeministri socialist miratoi dy ligje për median dje në kundërshtim të hapur me rekomandimet specifike të bashkësisë ndërkombëtare.
Komisioni Evropian, Këshilli i Evropës, si dhe media dhe organizatat shqiptare dhe ndërkombëtare të shoqërisë civile kishin shprehur kundërshtime të forta kundër këtyre ligjeve. Ne vërejmë se anëtari ynë i PPE-së, Partia Demokratike, shprehu rezistencë të fortë kundër miratimit të këtyre ligjeve dhe mbështet rekomandimet evropiane dhe ndërkombëtare”, ka shkruar Michael Ghaler i shqetësuar.
(M. I./ Faxweb.al)