Vijojnë punimet në Kuvendin e Shqipërisë të cilat kanë nisur që në mëngjes ku është votuar mes të tjerash edhe buxheti i vitit 2020 me 90 vota pro dhe 9 kundër ku 2 abstenuan dhe 2 nuk morën pjesë në votim.
Ndërkohë pasi diskutua mbi ndryshimet në disa pika të paketës anti-shpifje që është votuar në parim ndërsa dhe pikë për pikë me 80 pro, 14 kundër dhe 8 abstenim ndërsa 5 deputetë nuk kanë votuar.
Dy projektligjet për anti-shpifjen janë votuar përkatësisht me 86 dhe 82 vota pro.
82 deputetë votuan pro këtij ligji, 13 kundër dhe 5 deputetë abstenuan.
Ndërsa ligji i dytë i paketës për mediat online u votua me 86 vota pro, 10 kundër dhe 3 abstenim.
Ajo çfarë ra në sy kishte të bënte me mënyrën se si u ndanë votat, ku 80 deputetë votuan pro, 14 kundër, 6 abstenim dhe 5 nuk votuan fare.
Gazetarja e Fax News Eksiola Shehu raporton nga Kuvendi se ish-ministri i Jashtëm, aktualisht deputet i thjeshtë i Kuvendit, Ditmir Bushati, ka votuar kundër projektligjit anti-shpifje.
“Vendimet e bordit të AMA-s animohen në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë”, propozoi Balla.
Gjithashtu, Kuvendi miratoi edhe ligjin për investimet strategjike, me 88 vota pro, 10 kundër dhe 2 abstenim.
Ndërsa ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme u miratua me 97 vote pro dhe vetëm tre kundër. Ligji parashikon pagesa 3 për qind për dhurimin e një banese brenda pjesëtarëve të familjes.
Ligji antishpifje që kaloI sot në Kuvend nga ana e Partisë Socialiste ka nxitur debate dhe vetë brenda grupit parlamentar të kësaj force politike.
Ka qenë ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati ai që ka kërkuar që të mos kalohet kjo paketë, pasi bie ndesh me rekomandimet e Këshillit të Europës.
Bushati është shprehur se ky ligj është i nxituar dhe nuk i duhet vendit në momentet që flasim, ndërkohë që Taulant Balla ka pretenduar se ky ligj është konsultuar me OSBE-në.
Ditmir Bushati pozicionohet në anën e gazetarëve, sherr në grupin e PS-së
(F.GJ/FAXWEB.AL)