Një tjetër shqiptar është gjetur i mbytur në kanalin e Amsterdam-Rhein pranë Nigtevechtit, 85 km larg vendit ku u gjet i vrarë presidenti i vetëshpallur i Çamërisë Festim Lato.
Mediat holandeze raportojnë se nuk dihet ende shkaqet e vdekjes së tij. Ai u vu re nga një kalimtar i cili vuri re diçka po lundronte në ujë. Nuk dihet nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Ndërkohë që lidhur me atentatin e përfolur të Latos, mediat në Hollandë kanë ngritur dyshime të shumta, duke thënë se ai mund ta ketë sajuar vetë ngjarjen, për shkak të borxheve të shumta që iu kishte personave të tjerë.
Të njëjtit version i ka qendruar dhe historian Arben Llalla, i cili thotë se atentati është një sajesë, pasi familjes lajmi duhej ti komunikohej nga ambasada holandeze, dhe jo nga policia siç është deklaruar dje në media. (Lexo ketu te plote lajmin)
(E.K/Faxweb.al)