Në një periudhë 40 vjeçare më shumë se 1000 fëmijë janë abuzuar seksualisht në qytetin e Telford në Britani.
Sipas një hetimit të gazetës Sunday Mirror akuzat për abuzim thuhet se datojnë që nga viti 1980, periudhë gjatë të cilit fëmijët e moshës 11 vjeçarë u përdhunuan, rrahën, ose u shitën për seks në duart e perversëve që jetonin në komunitetin Shropshire.
Akuzat e raportuara që datojnë në vitet 1980 thuhet se janë keqpërdorur nga autoritetet,shumë abuzues kanë mbetur të pandëshkuar, ndërsa thuhet se abuzimi i ngjashëm vazhdon ende në zonë.
Deputeti konservator i Telford, Lucy Allan, ka bërë thirrje për një hetim publik për akuzat dhe i ka quajtur raportet e fundit “jashtëzakonisht serioze dhe tronditëse”.
“Tani duhet të ekzistojë një hetim i pavarur për shfrytëzimin seksual të fëmijëve në Telford në mënyrë që komuniteti ynë të ketë besim absolut tek autoritetet”, tha ai.
Dino Nocivelli, një avokat i specializuar për abuzimin me fëmijët, i tha gazetës: “Këta fëmijë u trajtuan si produkte seksuale nga burrat që shkaktuan akte abuzive të neveritshme. Të mbijetuarit meritojnë një hetim.
“Ata duhet të dinë se si abuzimi u zhvillua për kaq shumë kohë dhe pse kaq shumë keqbërës kurrë nuk janë sjellë para drejtësisë”.
Vite më vonë, një hetim policor identifikoi më shumë se 100 viktima potenciale, të cilat u keqtrajtuan midis viteve 2007 dhe 2009. Policia tha se mund të ketë deri në 200 autorë. Vetëm shtatë persona u burgosën për gjithsej 49 vjet.
(M.Q.Faxweb.al)