Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, gjatë qëndrimit në New York është takuar me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis
Temë diskutimi ka qenë edhe çështja e zgjidhjes së problemit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Mitsotakis ka thënë se mbështet vazhdimin e dialogut ndërmjet dy palëve, ndërkohë ka shtuar se vendimet e një anshme nuk i kontribuojnë bisedimeve, raporton Gazeta Express.
Përveç tjerash kryeministri grek, Mitsotakis, ka thënë se Greqia nuk do të ndryshojë qëndrimit ndaj Kosovës dhe njohjes së pavarësisë.
Në New York është duke qëndruar edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Dje ndërkohë është zhvilluar një takim ndërmjet liderëve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin ka marrë pjesë edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini.
Nga ky takim të gjithë të pranishmit janë pajtuar për vazhdimin e dialogut për normalizim të raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, dhe arritjen e një marrëveshje përfundimtare, ligjërisht obligative