Shefi i Zyrës së Shtypit në Partinë Demokratike, Edi Lesi, ka reaguar këtë mëngjes përmes një shkrimi ndaj atyre që e kanë përfshirë emrin e tyre në listat e armiqve, si një njeri i Soros-it.
Duke iu drejtuar me togfjalëshin “mizat e m*tit”, Edi Lesi sqaron se nuk e di nga i bien zyrat e Soros-it, por përpos kësaj të gjithë që punojnë aty meritojnë respekt. Ai shprehet se këto lista me njerëz që përdfshihen aty pa prova, mbeten pacipësi e kategorisë së “mizave të m*tit”.
Shkrimi i Edi Lesit:
Ato prej tyre qe zukasin me shume dhe jane trashur pegerave, i kemi quajtur miza muti. Dy syresh me paskan vene ne nje liste armiqsh, si njeri i Soros-it ne PD. Edhe pse ne fund te kesaj renditje, sipas nje hamendje, ta veme mos ta veme, serish kane shkruar emrin tim. Ne fillim u gajasa se qeshuri, dhe s’pata ne mend te reagoj.
Nje tjeter mize muti e pati vene emrin tim do kohe me pare ne nje llogore qe i hovte atij. Dhe mendoj se mizat e mutit kete pune kane, te ndosin e te hedhin balte sidomos aty ku nuk nxe. Nese ia dalin kesaj, atehere do ta kishin te lehte me kedo. Por ca miq nisen te me ngacmonin, he edhe ti.
Dhe po i bie shkurt: qe prej 1996 qe kam nisur studimet dhe punen ne media, nuk e kam ditur asnjehere as nga bien zyrat e sorosit. Mortaja qe po perdoret nga mizat e mutit per te bere pis njerezit me kete histori eshte me te vertete shqetesuese. Jo vetem se te shpallin pa teklif ne liste, pa pasur asnje prove, po nese je ne liste, je djall.
Me thene te drejten kam njohur njerez qe kane punuar ne Soros ose kane perfituar dhe me duken te atille qe meritojne te respektohen per profesionalizmin e dinjitetin. Nuk kam ndermend te gezoj me keto lista kur shoh emra te tjere aty, dhe as te sqaroj thjesht punen time. Ky do te ishte perversitet.
Lista, vendosja e njerezve aty, kur eshte pa prova, beji te gjithe bashke, mbetet pacipesi e mizave te mutit. Nese dikush me tej, perdor shpifjet e tyre si argument ose si mjet te histerise se tij personale, e meriton nje vend ne listen e mizave te mutit.
Mizat e mutit do te zukasin sa kohe te kete pleh dhe te pegera ne vend te qeverise. Ato do cimbojne edhe kur mbesin pa leke. Mizat e mutit qe shpallin lista jane tashme nje zakon.
(XH.A/SHUPLAKA)