06:32 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Mocioni i besimit, Bajrami porosit Mustafën: Jep dorëheqje ose të rrëzojmë

10:16 | 10/05/2017
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mocioni i besimit, Bajrami porosit Mustafën: Jep dorëheqje ose të rrëzojmë

Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, ka thënë se kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka dy zgjedhje: ose të japë dorëheqje, ose të përjetojë rrëzimin e Qeverisë nga mocioni i iniciuar nga partitë opozitare.

“Zoti Mustafa i ka dy rrugë: O sonte të jep dorëheqje ose nesër të përjetojë rrëzimin e Qeverisë”, ka thënë Bajrami.

Sipas Bajramit, sjellja e Mustafës kundrejt deputetëve të partisë së tij është alarmante, sepse deputetët duhet të jenë të pavarur. Bajrami ka vlerësuar se deputetët e LDK’së janë në një presion të tejskajshëm nga lideri i tyre.

Ndërsa vet Kryeministri i Kosovës dhe njëherit kreu i LDK-së, Isa Mustafa pritet të ketë një ditë të rëndë politike. Ai do të përballet me mocionin e mosbesimit të iniciuar nga Nisma për Kosovën dhe mbështetur edhe nga partitë tjera opozitare.

Por duket se ai para seancës që pritet të mbahet në orën 10:00, ka arritur me mëngjes në Qeveri,. Ai është parë në objektin e Qeverisë në orën 08:00, aty ku më pas kanë ardhur edhe ministrat e LDK-së. Mocioni me 42 nënshkrime i inicuar nga Nisma për Kosovën ishte dërguar në Kryesinë e Kuvendit gjatë javës së shkuar.

Sipas Rregullores së Kuvendit të Kosovës, mocioni i mosbesimit vihet në rendin e ditës, jo me vonë se pesë (5) ditë dhe jo më herët se dy (2) ditë nga dita e parashtrimit të tij. Nëse mocioni i mosbesimit merr 61 vota dhe votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje. (S.SH/SHUPLAKA)

Etiketa: kosovamocioni i besimitMustafaj
Pas

Juventus në finale, Alves: Do ta sjellim trofeun në shtëpi

Para

7 kongresmenë amerikanë mbërrijnë në Tiranë, çfarë diskutuan me Nishanin

Para
7 kongresmenë amerikanë mbërrijnë në Tiranë, çfarë diskutuan me Nishanin

7 kongresmenë amerikanë mbërrijnë në Tiranë, çfarë diskutuan me Nishanin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinumërimi në Durrës, Kalaja: U premtuan 295 kuti, u hapën vetëm 154

Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëron “patrullat qytetare” në kufi: Veprimet janë të paligjshme

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Merz i kërkon Trumpit rifillimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në fokus sistemet Patriot

Situata e zjarreve në vend: 14 vatra të raportuara, 10 të shuar dhe 4 ende aktive

Ndërpritet rryma në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina akuzon Rusinë

Kurti pret deputetë britanikë: Diskutim për mbrojtjen, investimet dhe Procesin e Berlinit

Mbyllet rinumërimi i votave dhe për qarkun e Durrësit

SHBA “kërcënon” BE-në: Tarifa 17% për eksportet bujqësore evropiane

“Rusia ka përdorur gjerësisht armë kimike në Ukrainë”, Holanda bën thirrje për sanksione më të ashpra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.