Kjo verë ka qenë e mbushur me lajme të shumta, ku moderatorët janë larguar nga një televizion në tjetrin. Disa i kanë shprehur arsyet e largimit të tyre dhe disa të tjerë kanë preferuar të heshtin.
E tillë është edhe moderatorja e njohur Anjeza Maja, e cila ka konfrimuar largimin e saj nga Top Channel në TV Klan.
E pyetur se për çfarë asrsye e ka marrë këtë vendim, moderatoja ka thënë se dëshriron t’I përkushtohet më shumë jetës private ndaj ka zgjedhur të jetë pjesë e një programi me pak impenjime.
“Besoj që ishte mjaftueshëm eksperienca me emisionin e paradites. Po, kam diçka me Klan-in por nuk do të jem si prezantuese por si protagoniste. Është më shumë diçka që dua ta bëj për kënaqësi.
Ky është një vit ku dua të merrem me jetën time, seriozisht. Kam një biznes të vogël që po e ndërtoj dhe do të më kërkojë më shumë impenjim. Kështu, televizionin dua ta shijoj këtë vit me dritat e bukura të spektaklit, vetëm kaq”, ka thënë moeratorja.
(E.V/Faxweb.al)