Moderatorja Arbana Osmani ka një skuadër zemre të preferuar. Ka shkuar deri në Gjermani për të ndjekur Bayernin e saj natën e mbrëmshme. E veshur tërësisht me ngjyrat e ekipit të saj ajo duket mjaft entuziaste për ndeshjen. Nuk ka munguar as xhupi me stemën e Bayern-it dhe kapuçi i kuq.
Bayerni arriti të fitonte ndeshjen e parë të fazës 1/16 me rezultatin e thellë 5-1 ndaj Arsenalit. Dhe padyshim që nuk e ka zhgënjyer as Arbanën. Si i themi ne ‘’nuk i ka shkuar rruga kot’’.
Ndërkohë që Arbana kujtojmë se është e impenjuar me përgatitjet finale për edicionine radhës të ‘’Big Brother Albania’’ që do të startojë nga Marsi. (E.K/SHUPLAKA)