Dje ka qenë një ditë e veçantë për LSI-në dhe deputetes Monika Kryemadhin. Ajo kishte datën e saj të lindjes dhe surprizat e të rinjve të LRI-së nuk kanë munguar.
Urimet kanë nisur që nga organizimi i ‘Takimit me rininë’ në Pallatin e Sporteve ‘Asllan Rusi’ për të vijuar më pas deri vonë pas mesnate.
Të pranishëm në festë kanë qenë dhe gazetarë dhe njerëz të njohur të medias. Nga atmosfera duket se ajo ia ka kaluar shumë mirë dhe se po e shijon në maksimum muzikën dhe shoqërinë.
Në ambjentin që kanë zgjedhur ta festojë këtë ditëlindje, ndodhej edhe kryeparlamentari Ilir Meta i cili po ashtu ka kërcyer disa herë dhe ka ngritur dolli.
Nga pamjet duken disa nga të rinjtë e strukturave drejtuese të LRI që festojnë me Kryemadhin.
Ata më herët i kishin dedikuar një letër prekëse ku e quanin një mësuese të mirë dhe një kështjellë. (M.D/ Shuplaka)