Ka qenë një raport shumë i diskutuar ai mes tyre, me ndarje dhe rikthime të shpeshta, por mesa duket tani çdo gjëra ka marrë fund.
Pak minuta më parë vetë Stine ka publikuar në rrjetin social “Instagram” një foto të partneres së tij, Graciela Pashaj, përmes të cilës ka bërë të ditur lajmin se ata nuk janë më bashkë. Stine e falenderon Gracielën për çdo moment të bukur që kanë kaluar dhe shprehet me bindjen e plotë se mund të funksionojnë më mirë pa njëri-tjetrin.
“Edhe pse fundvit, gjej lartësinë shpirtërore për të falenderuar çdo moment të bukur dhe të vështirë të kaluar sëbashku! Kam bindjen e plotë se do funksionojmë më mirë pa njëri-tjetrin! E kemi patur fatin dhe mundësinë me mijëra herë për të kaluar barrierat e jetës, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç ne i mendojmë! Keshtu që nuk mbetet tjetër, veçse të të uroj çdo të mirë të mundshme tani e tutje!”, shkruan Stine.