Vijon të jetë e tensionuar situata përpara kryeministrisë, ndërsa krerët e opozitës vijojnë të qëndrojnë aty, duke hedhur kështu idenë e një proteste që do të zgjasë pa afat.
Mes njerëzve që janë në shesh ka pasur edhe batuta, ku një prej qytetarëve i është drejtuar Bashës me fjalët: Mos u tremb Lulzim.
Basha: Ç’është ajo fjalë, nuk trembem unë jo.
Një protestues tjetër: Ne demokratët nuk jeni trembur në 96 jo më nga Edi Rama.
Ndërkohë që Basha, deputetët dhe protestuesit afër tij iu janë mbushur sytë me lot për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës nga garda. Basha ka përshëndetur me pas protestuesit me simbolin e dy gishtave.