16:16 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Moti i keq vë në rrezik pushuesit në Ksamil, Sarandë e Himarë. Shpëtohen për mrekulli 9 persona, mes tyre dy turistë polakë

14:05 | 12/09/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Moti i keq vë në rrezik pushuesit në Ksamil, Sarandë e Himarë. Shpëtohen për mrekulli 9 persona, mes tyre dy turistë polakë

Moti i keq ditën e sotme ka vënë në rrezik disa pushues. Policia u ka ardhur në ndihmë 3 rasteve të ndryshme të cilat mund të ktheheshin në tragjedi.

Rasti i parë është në Sarandë, ku tre shqiptarë dhe dy turistë polakë rrezikonin të mbyteshin teksa lundronin me varkë në plazhin e Krorëzit.

Rasti i dytë është në plazhin e Ksamilit, ku tre pushues Kosovarë janë shpëtuar nga rojet bregdetare pasi rrezikonin të mbyteshin me kanoe. Rasti i tretë është në bregdetin e Himarës, ku një pushuesi polak i është marrë fryma teksa notonte.

DETAJET E POLICISË

Policia Kufitare u ka ardhur në ndihmë në tre raste të ndryshme në Sarandë, Ksamil dhe Himarë, disa pushuesve, të cilët kishin mbetur në det, për shkak të kushteve jo të mira atmosferike!

Sarandë

Më datë 12.09.2017, shërbimet e Policisë Kufitare u kanë ardhur në ndihmë tre pushuesve, shtetasve R.M., E.H., L.M., të cilët kishin shkuar me mjetin e tyre lundrues tip varkë, në plazhin e Krorëzit dhe për shkak të kushteve jo të mira atmosferike, nuk kishin mundur të ktheheshin.

Shërbimet e policisë kufitare kanë shkuar pranë zonës në fjalë dhe u kanë dhënë ndihmë pushuesve, duke bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg.

Sëbashku me këta shtetas kanë qenë edhe shtetasi E.C., si edhe shtetasit polakë P.D., E.D., të cilët ditën e sotme janë kthyer duke përshkuar malin nga Krorëza në Kakome.

Ksamil

Shërbimet Policore Kufitare sëbashku me rojen bregdetare u kanë ardhur në ndihmë tre pushuesve Kosovarë, konkretisht shtetasve B.S.,V.K., B.B., të cilët kanë rrezikuar të mbyteshin në zonën e ”Shkëmbit të Miseve”, pasi mjeti i tyre lundrues tip “Kanoe”, është fundosur, si pasojë e kushteve të këqija atmosferike.

Himarë

Policia Kufitare i ka ardhur në ndihmë shtetasit polak M.S., 26 vjeç, i cili ditën e sotme në plazhin e Drimadhës, ka hyrë për tu larë dhe duke notuar, e ka marrë rryma.

Shërbimet policore i kanë shkuar menjëherë në ndihmë, duke bërë të mundur nxjerrjen e tij në breg shëndoshë e mirë.

Të gjithë shtetasit e lartpërmendur, janë shoqëruar në terren tokësor dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. (D.D/Shuplaka)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2764″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: policiapushuesitrrezik
Pas

Uragani Irma sjell zvarranikët mes qytetit, me çfarë i duhet Floridas të përballet pas katastrofës natyrore (VIDEO)

Para

“Edhe manuali i lavatriçes time ka më shumë faqe se programi i PS”, cili deputet ia tha sot në sy Ramës

Para
“Edhe manuali i lavatriçes time ka më shumë faqe se programi i PS”, cili deputet ia tha sot në sy Ramës

"Edhe manuali i lavatriçes time ka më shumë faqe se programi i PS", cili deputet ia tha sot në sy Ramës

Discussion about this post

 



Të Fundit

VIDEO/ Përfshihet nga flakët një apartament në zonën e Pazarit të Ri, zjarrfikëset në vendngjarje

Delvinë/ Ktheu kopshtin e shtëpisë në oaz kanabisi, pranga 61-vjeçarit! Bëri ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit, i zbulohet edhe ndërtimi pa leje (EMRI)

Plani europian për Ukrainën, Meloni: I japim Kievit 10 miliardë euro

Vdekja e 27-vjeçarit në Kosovë, dorëhiqet komandanti i Policisë së Lipjanit

Shqipëria dhe Letonia finalizojnë raundin e dytë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore, Gonxhja: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

E ardhmja e Joao Felix, një skuadër kërkon rikthimin e tij

Trafikonin kokainë me lëkurë gjedhësh nga Amerika Latine, GJKKO lë në burg 3 të akuzuarit (EMRAT)

Aksident në Shëngjin/ U rrëzua nga automjeti gjatë shkarkimit të materialeve, përfundon te Trauma 49-vjeçari

Raporti i Parlamentit Evropian, reagon Kryeministria: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE-së! Jemi të përkushtuar për vijimin me reformat e nevojshme

BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.