Motra e Cristiano Ronaldos, Katia Aveiro, me anë të një postimi në “Instagam” ka publikuar një foto nga “Museum CR7” me manekinin e yllit portugez, ku nuk mungoi as mesazhi thumbues ndaj Lionel Messit.
“Më falni, djalosh, a mund të më thoni se ku është Torino? Mjafton vetëm të dihet se atje luan më i miri në botë”, ishte shkrimi i bashkangjitur në foton e Katias.
Mbi 46 mijë pëlqime ka marrë ky postim i motrës së CR7, ku nuk kanë munguar as komentet, në mbështetje të Ronaldos.
(M.Q/Faxweb)