Kryetari i Bashkisë së Dibrës, Muharrem Rama, i zgjedhur vetëm pak muaj më parë pas largimit të Shukri Xhelilit, duket se nuk e harron dot profesionin e tij, atë të mjekut.
Në këto emergjencash për shkak të motit shumë të ftohtë që ka përfshirë Dibrën, Spitali i Peshkopisë ka nevojë edhe për ndihmën e qytetarit të parë.
Muharrem Rama ka gjetur kohën për t’iu përgjigjur emergjencës në Spitalin Rajonal Peshkopi duke vizituar dhe mjekuar një foshnje 4-muajshe. (A.R/SHUPLAKA)
Discussion about this post