Me replika po vijon mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS. Gjatë fjalës së tij, socialisti Xhemal Qefalia iu kundërpërgjigj ironive të kryetarit, Ervin Salianji.
REPLIKAT
Xhemal Qefalia: Mos përmendni fjalë të tjera, Beograd apo Sofja. Sa i përket gjërave që mundoheni sa herë që keni të drejtën dhe mundësinë për të folur hapur me mediat, thoni gjërat e ‘llahtarshme’. Por kur dëgjoni dëshmitarët, nuk thoni ashtu. Unë shpresoj që në fund të punimeve të këtij komisioni, të bëjmë një gjë të mirë dhe të ofrojmë zgjidhje ligjore. Është e vërtetë që Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar dhe 3 anëtarë të tjerë zëvendësueses dhe ju duhet t’i kishit bërë publike.
Salianji: Këtu nuk është me qejf zoti Qefalia, por është me detyrim që të japë dëshminë si dëshmitare. Është e pajustifikueshme të thuash; nuk vij se kam një punë. Institucionet e kësaj Republike i ka kthyer në hiçgjë. Pse ça është SHISH? Është institucion privat. Janë favorizuar persona të paautorizuar nga policia, janë fshehur të dhëna.