Sot në emisionin “Eko Fax” është folur për mungesën e punëtorëve në tregun e punës. Të ftuar për të folur në lidhje me këtë tematikë ishin të ftuar Kastriot Sulka ekspert, Erald Pashaj CEO EPCA Kosovë-Shqipëri dhe Edvin Prence nga Pro Expert Albania.
Eksperti Sulke tha se ky është një fenomen që po godet ekonominë dhe për pasojë po çedohet në kërkesat për aftësitë profesionale në disa prej sektoreve. Ndërkohë Pashaj tha se tregu i punës nuk operon me forcë, që të ndalojmë njerëzit të ikin
Sulka: Ajo që është për të ardhur keq, ne e kemi kapërcyer momentin emocional që na shoqëronte largimin e njerëzve. Nuk jemi në të tilla kushte. Familjet e vuajnë por ne jemi në kushte që ky është një fenomen që po na godet ekonomine. Nuk kemi njerëzit për ne tregun e punës por ai që ka filluar pa bërë punë, ta mbash në punë e ta pagush se sot nuk ke të tjerë. Po flas për nevoja bazike, për njerëz jo shumë të kualifikuar. Kush është e keqja? Në momentin kur nuk ke më mirë, nuk është vetëm fakti se kush po të ngelet nga mjekët, por ti nuk i kërcënon dot më. Ligji i detyron të shkojnë në kurse 1 apo 2 herë në vit. Po s’vajti ca do i bësh? Se heq dot nga puna. Do çedosh në kërkesat për aftësitë profesionale në disa prej sektoreve.
Prençe: Ajo që tha profesori nuk do ti heq asnjë presje. Nuk ka mundësi të përzgjedhësh, do marrësh atë që tregu të ofron. Është një problem global në Shqipëri. Konkurrenca brenda llojit është e lartë. Duhet më shumë punë për të thithur sa më shumë njerëz se po vijnë e rrallohen.
Pashaj: Ka një mënyre se si tregu i punës, të gjithë ata punëdhënës, të bëhesh terheqës, një është paga që shoqërohet me kushtet e punës, se punojnë jashtë orarit. Nuk mund të kenë punonjësit të njejtin rendiment. Është keq menaxhim. Tregu i punës nuk operon me forcë, që të ndalojmë njerëzit të ikin. Ne duhet të jemi terheqës. E bën tregu vetë. Sot në të gjithë botën konkurrohet për punonjës. Ne nuk jemi kujdesur për reputacionin e punëdhënësit.