Marrëveshja ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë e cila u nënshkrua në Uashington nën mbikëqyrjen e Presidentit Amerikan Donald Trump, ka sjellë mjaft debate dhe reagime të shumta nga shumë personalitete të njohura.
Sëfundmi historiani Shaban Murati, ka komentuar një ndër pikat më të forta të marrëveshjes e cila lidhet me mini Shengenin ballaknik, të cilën e quan më shumë serb sesa shqiptar.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Murati shkruan se qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës po gëzojnë me daulle mini Shengenin serb të cilin ai e quan “Sindromën e xhelatit me víktimën”.
Postimi i plotë i Shaban Muratit: “Sindroma e Beogradit”. Qeveritë e Tiranës dhe të Prishtinës nuk qenë në gjendje të bëjnë mini Shengenin shqiptar dhe po bëjnë me daulle mini Shengenin serb.
Mirë Prishtinën në dukje po e martojnë me zor, po Tirana pse e ka këtë entusiazëm, kur ka qenë njëherë e martuar me Beogradin në vitin 1946 dhe konsumuan martesën me zonën e përbashkët ekonomike, me bashkimin ekonomik dhe doganor, me njësimin e lekut shqiptar me dinarin jugosllav, etj. dhe kur kryeministri i atëhershëm shqiptar me padurim i kërkonte me letër Titos të caktonte datën e bashkimit formal dhe përfundimtar të Shqipërisë me Jugosllavinë.
Dashuria e víktimës me xhelatin e saj nuk është vetëm histori letrare. Është gabim të quhet “sindroma e Stokholmit”. Para saj kemi “sindromën e Beogradit” te qeveritë shqiptare në kohën e vjetër dhe në kohën e re.
Discussion about this post