Pak kohë më parë Gjergji Muzaka ka publikuar një foto ku të githë e interpretuan si një ndryshim të profesionit. Ai ka pranuar se fotoja e tij pas banakut të një farmacie është një projekt real që ai ka për të ardhmen e tij pas futbollit. Ai bëri të ditur se po bënte praktikën në mënyrë që të ushtronte profesionin e farmacistit pasi të largohet nga fushat e blerta.
“Unë jam diplomuar për Farmaci në Fakultetin e Mjekësisë. Dhe jam duke bërë praktikën tek farmacia e një mikeshës sime, në mënyrë që të mund të marr licencën për një farmaci timen, e cila kërkon një përvojë prej tre vjetësh… Edhe fotoja që qarkulloi në rrjet, është bërë pikërisht nga kjo eksperiencë që po kaloj në banakun e një farmacie”, shpjegoi ai në “Ëake Up”.
Ndërkaq, ai sqaroi edhe një herë rrethanat e prishjes së marrëveshjes me Tiranën dhe presidentin Halili.
“E gjitha filloi para dy vitesh; nënshkrova një kontratë me Tiranën me mendje dhe dëshirë për ta mbyllur karrierën time aty. Por së fundmi kalova një periudhë tepër të vështirë dhe të sikletshme. Si përfundim, më vjen mirë që e gjeta të drejtën time si nga aspekti institucional ashtu edhe nga mbështetja e opinionit sportiv.
Halili? Është për t’u vlerësuar se çfarë ka dhënë në futboll si President, mbase jashtë futbollit mund të ishim shumë miq por fakti që kontrata na ndau do të thotë që nuk ishim në një linjë”, tha Muzaka. (E.K/SHUPLAKA)