09:32 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Nata e krimit”, atentati në ish-Bllok, anëtari i Sigurisë Kombëtare thirrje Metës

11:40 | 05/10/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nata e krimit”, atentati në ish-Bllok, anëtari i Sigurisë Kombëtare thirrje Metës

Pas ngjarjes së rëndë mbrëmjen e djeshme në ish-bllok ku mbeti 1 i vrarë dhe 3 të plagosur, deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Xhemal Gjunkshi i ka bërë thirrje presidentit të vendit Ilir Meta që të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Gjunkshi thotë se ngjarja e ndodhur në ish-Bllok ka dhënë një imazh tepër të keq vendit pasi ndodhi pikërisht në ditën kur në Tiranë po mbahej takimi ministerial i ministrave të brendshëm.

“Shkaktar i te gjithe kesaj situate teje te rende dhe aspak te sigurte, eshte nje person dhe ky person eshte Kryeministri i Vendit”, thotë Gjunkshi.

Postimi i plotë:

Nata e Krimit!

Ne zemer te qendres se Tiranes, ne zonen e sigurise me te larte te Kryeqytetit, ndodh skema e krimit, vritet nje qytetar dhe plagosen dy te tjere, jo per te paren here.

Takimi ministerial i ministrave te brendshem, pershendetet fatkeqesisht me nje skeme shume te rende krimi, duke dhene, transmetuar nje imazh shume negativ, se kjo qeveri eshte nje qeveri e paafte per te siguruar jeten dhe pronen e qytetareve , se kjo qeveri eshte e lidhur me krimin dhe ne sherbim te krimit.

Kjo qeveri eshte qeveria e polishoëut, polipresionit, polikercenimit, poligjobes etj dhe perfundon me polivrasjen.

Vetem ne kete menyre duke i kercenuar, duke i plagosur, duke i vrare, duke i shantazhuar, duke i kercenuar duke u mbyllur gojen do te mund te qendroje ne pushtet qeveria e lidhur si mishi me thoin me bandat e krimit.

Para tre ditesh, polivrasesit plagosen nje qytetar, nderkohe sot ne mbremje kemi nje skene lufte, te ngjashme me ato qe ndodhin ne Afganistan, ne Siri etj…

Shtrojme pyetjen a ka siguri ne vendin ku kemi lindur, ne vendin ku jemi rritur, ne vendin ku banojme, ku jetojme, ku ushqehemi, ku kerkojme te ndertojme te ardhmen dhe lumturine e femijve tone, per nje jete me te mire?
Pse kjo indiference e bindur?
Pse kjo neglizhence?
Pse kjo mungese profesionalizmi?
Sigurisht te gjitha keto flasin per nje politizim ekstrem te ketyre organeve te sigurise, te cilat nuk i sherbejne popullit, taksapaguesve shqiptare, por qe jane vene ne sherbim te politikes se krimit dhe te grupeve kriminale.
Jane te gjitha keto fakte qe nga dita ne dite po behen te pakontestueshme nga kjo bande mazhoritare qe po shkateron dhe po e con kete vend drejt zhvillimeve te paparashikueshme.

Opozita pothuajse cdo dite ka denoncuar lidhjet e Kryeministrit Rama dhe Ministrave te tij, me grupet kriminale dhe me krimin.

Lidhje te cilat e kane sjelle ne pushtet kete qeveri, lidhje te cilat kjo qeveri po i forcon cdo dite, cdo jave , cdo muaj nepermjet kontakteve direkte, takimeve, bisedave dhe mbeshtetjes qe u jep duke vene ne dispozicion polikrimin dhe te gjithe infrastrukturen shteterore.

Shkaktar i te gjithe kesaj situate teje te rende dhe aspak te sigurte, eshte nje person dhe ky person eshte Kryeministri i Vendit.

Ku jane organet e sigurise kombetare?

Si deputet i Kuvendit te Shqiperise, si Anetar i Komisionit te Sigurise Kombetare i bej thirje Presidentit te Republikes qe te mbledhe urgjentisht Keshillin e Sigurise Kombetare.

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: Xhemal Gjunkshi
Pas

Atentati në ish-Bllok, policia arreston Ervis Martinajn dhe mikun e tij. Shpallen në kërkim tre persona të tjerë

Para

Lajm i keq për Shqipërinë/ Xhafajt ja thonë troç: Mund të rikthehen vizat nëse…

Para
Lajm i keq për Shqipërinë/ Xhafajt ja thonë troç: Mund të rikthehen vizat nëse…

Lajm i keq për Shqipërinë/ Xhafajt ja thonë troç: Mund të rikthehen vizat nëse...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Anija e fundosur nga Houthit në Detin e Kuq, vijon kërkimi për persona të mbijetuar

Aksident në aksin ‘Sarandë-Delvinë’, përmbyset automjeti, plagoset drejtuesi 22-vjeçar

Moska akuzon kancelarin Merz se dëshiron të marrë pjesë në luftë

Dy persona të vdekur nga sulmet vdekjeprurëse ruse në Kiev

Shpëtoi dy turistë por u mbyt vetë, gjendet pas 48 orësh kërkime trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali në liqenin e Shkodrës

Trafikonin drogë nga Ekuadori dhe Kolumbia, shkatërrohet rrjeti në Itali

Raketat bien mbi Kiev, dy persona humbin jetën dhe 13 të tjerë të plagosur nga sulmet ruse

Ish-presidenti i Koresë së Jugut arrestohet për herë të dytë

Tarifat doganore, Brukseli përgatit më shumë lëshime ndaj SHBA-së

Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë, në 2024 u grumbullua 6,6% më pak

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.