01:34 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“NATO në vdekje klinike”, çfarë deklaruan dy Presidentët në takimin e ‘nderë’ në Londër

18:14 | 03/12/2019
në Aktualitet, Bota, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“NATO në vdekje klinike”, çfarë deklaruan dy Presidentët në takimin e ‘nderë’ në Londër

Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai francez, Emmanuel Macron u takuan në Londër një një klimë të nderë, pas komenteve të Macron se NATO-ja po përjeton “vdekje klinike” dhe pasi zoti Trump e kritikoi atë për një vlerësim të tillë. Në takim të dy udhëheqësit dukeshin më të ftohtë se zakonisht ndaj njëri-tjetrit, por ranë dakord se vendet e tjera duhet të kontribuojnë më shumë.

Presidenti Donald Trump tha se është i kënaqur që vendet anëtare të NATO-s po e rrisin buxhetin për mbrojtjen, por se duhet bërë më shumë për të ndarë barrën financiare të aleancës.

“Ka disa vende që nuk po e përmbushin angazhimin e tyre dhe ato do të marrin një reagim. Ndoshta mënyra sesi do të kundërpërgjigjem është nga pikëpamja tregëtare. Ndoshta në një mënyrë tjetër. Do të gjej një mënyrë, që ata të paguajnë”, tha ai.

Presidenti Trump shtoi se është e drejtë që Franca të luajë rolin e saj.

“Mendoj se Presidenti (Macron) dhe unë, duam më shumë fleksibilitet. Dhe mendoj që të dy jemi dakord për një gjë të tillë, që ta përdorim për të tjera gjëra jo vetëm për një vend të veçantë”, tha ai.

Ishte takimi i parë mes dy presidentëve që kur udhëheqësi francez tha në një intervistë se NATO-ja po përjeton “vdekje klinike”. Macron tha se u qëndron komenteve të tij. Presidenti Trump e kishte kritikuar të martën zotin Macron duke thënë se komenti i udhëheqësit francez ishte një “deklaratë e shëmtuar”.

Ai shtoi se është dakord se Shtetet e Bashkuara kontribuojnë në mënyrë disproporcionale.

“Kjo është arsyeja që unë mbështes me forcë idenë e një faktori më të fortë evropian në NATO dhe pikërisht këtë po bëjmë. Kështuqë përsa i takon ndarjes së barrës, ne po investojmë 1.9 për qind të prodhimit të brendshëm bruto dhe po e rrisim këtë prodhim”.

Por Macron shtoi se kur flitet për NATO-n, nuk bëhet fjalë vetëm për aspektin financiar dhe duhet ta drejtojë vëmendjen tek rreziqe të reja me të cilat përballet aleanca.

“NATO ka bërë shumë përparim në tre vitet e fundit dhe është diçka për të cilën ne jemi shumë krenarë sepse ne jemi me NATO-n. Nëse të gjithë përfshihen, NATO-ja ka një rol fantastik. Mendoj që edhe presidenti (Trump) është shumë i angazhuar dhe i pëlqen ideja e NATO-s, por do gjithashtu që të përdoret ashtu siç duhet”.

Të dy udhëheqësit ndodhen në Londër për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të aleancës./VOA

Etiketa: donald trumpEmmanuel Macronnatovdekje klinike
Pas

FOTO/ 100 ton ar transportohen fshehurazi mes dy vendeve europiane, njihuni me vlerën marramendëse

Para

Hetimet pas tërmetit, avokatja nxjerr zbuluar Prokurorinë: Nuk u siguruan provat ditën e ngjarjes, të mos preken ndërtesat

Para
Hetimet pas tërmetit, avokatja nxjerr zbuluar Prokurorinë: Nuk u siguruan provat ditën e ngjarjes, të mos preken ndërtesat

Hetimet pas tërmetit, avokatja nxjerr zbuluar Prokurorinë: Nuk u siguruan provat ditën e ngjarjes, të mos preken ndërtesat

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.