Aktori i teatrit të Durrësit Milto Profi ka ndërruar jetë ditët e fundit në moshën 80-vjeçare.
Homazhet në nderim të artistit, që realizoi dhjetëra role në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” do të zhvillohen të enjten në ora 10.00 paradite në hollin e këtij teatri.
Milto Profi është një nga aktorët më të dashur të skenës durrsake në vitet 1960-1980. Ai është i njohur
veçanërisht për rolet e tij me karakter komik. Profi bën pjesë në plejadën e artistëve që kontribuan në teatrin
“Aleksandër Moisiu” të qytetit bregdetar në periudhën më intensive të veprimtarisë kulturore në Durrës.
(M.Q/Faxweb)