Vdekaja e gazetarit të njohur sportiv në Kosovë Agim Binaku i cili u nda dje nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë, ka prekur thellë të birin e tij muzikant Milot Binaku. Nëpërmjet një postimi në Instagram, i biri i gazetarit të njohur sportiv thotë se nuk i besohet dhe babai i tij do ti mungojë përjetë.
“Pusho i qete babë, s’po me besohet e as gishtat s’po me shkruajne ,do t’me mungosh per jete”, shkruan i në Instagram.
Agim Binaku ishte zëvendësdrejtor i programit informativ të RTV 21 dhe redaktor përgjegjës i redaksisë së sportit të RTV 21, pjesë e të cilit ishte qysh nga fillimet e tij. Agim Binaku ishte emër nga më të shquarit të gazetarisë sportive, jo vetëm në Kosovë dhe më gjerë. Binaku ishte nderuar në Tiranë me çminin e gazetarisë “Anton Mazreku”. (B.H/Faxweb)