Sali Berisha ka nisur fushatën në Pukë me një minutë heshtje për Papa Françeskun, i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në Vatikan në moshën 88-vjeçare.
Berisha u shpreh se Ati i Shenjtë ishte një burrë i madh i njerëzimit dhe mik i shquar të kombit shqiptar.
Kreu i PD-së u shpreh se mbarë njerëzimi ka humbur një kolos të mendimit dhe besimit tek Zoti.
Sali Berisha: Nderojmë me një minutë heshtje një burrë të madh të njerëzimit, një mik të shquar të kombit shqiptar Papa Françeskun, i cili u nda sot nga jeta.
Krishtërimi, mbarë njerëzimi, shqiptarët kanë humbur një kolos të mendimit, besimit te Zoti, por edhe të dashurisë e respektit tek njeriu.