Eduard Selami, i cili është kandidat për kreun e PD, i ftuar në emisionin “Top Story” për vendimin e tij për të kandiduar për kreun e PD, ka lënë të kuptohet se nuk i druhet ndërhyrjes së Berishës në procesin e garës për kreun e PD.
Sipas tij, ish-kryeministri ka të drejtë të mbështetë cilin të dojë kandidat.
“Ka të drejtë të mbështetë cilin të dojë, këtë gjë nuk mund t’ja ndalosh, por për të vendosur vendosin demokratët, zoti Berisha nuk ka aq shumë pushtet tani, Basha është kryetari”, deklaroi Selami.
Ai gjithashtu pasi u pyet për ndikimin e Berishës në PD dhe daljen e partisë nga tutela e tij, Selami u përgjigj se nëse nuk ndodh kjo atëherë ka një problem mjaft serioz.
“Nëse ndodh kjo atëherë ka një problem shumë serioz”, tha Selami. (B.H/Shuplaka)